.

Përdorimi i kompjuterit nga fëmijët nën 9 vjeç, i rrezikshëm

Përdorimi i kompjuterit te fëmijët nën moshën 9 vjeç përbën rrezik për zhvillimin e sistemit nervor të tyre, thotë Aric Sigman, psikolog i njohur britanik, duke arsyetuar gjithashtu se të gjitha teknologjitë me ekran që përdoren për mësim duhet të ndalohen nëpër shkolla për fëmijët e kësaj moshe, dhe se ata duhet “më parë të mësojnë të njohin botën e vërtetë”.

Sigman, anëtar i Royal Society of Medicine, udhëzimet që ka nxjerrë qeveria angleze që fëmijët dy vjeç të vihen në kontakt me kompjuterin, janë “një aventurë e bërë në kurriz të trurit të fëmijëve”, ka raportuar NOA.

“Truri ri duhet të prezantohet me përvojën e botës reale. Fëmijët duhet të mbajnë diçka në dorë, të ndjenë, të fshijnë, të përpiqen dhe të lëvizin gjëra reale për të edukuar infrastrukturën e tyre neurologjike dhe njohëse. Teknologjia është një mjet i fuqishëm, por duhet të futet dhe të përdoret në vitet më tej, faza ideale është ajo pas moshës nëntë vjeç”.
Për psikologun, zhvillimi intelektual “vuan nëse ata kalojnë shumë kohë në kompjuter kur janë shumë të vegjël, dhe nuk mund të zhvillojnë vetëdijen e hapësirës përreth, duke përdorur duart”.
Sipas, Sigman një përdorim i tepërt dhe i hershëm i teknologjive te reja mund të shkaktojë zhvillim jo të plotë të sistemit nervor tek fëmijët.

Në të njëjtën linjë me psikologun britanik është dhe Anna Oliviero Ferraris, pedagoge e psikologjisë në Universitetin La Sapienza në Romë.
“Një fëmijë i vogël së pari duhet të njohë botën reale, e cila është më e ndërlikuar për shkak se përfshin lëvizjen, kontaktin dhe ofron ndërveprime me objekte reale. Në kompjuter të gjitha gjërat janë mjaft të thjeshta, sepse fëmija është thjesht spektator: mungojnë të gjitha eksperiencat e kryera në vitet e para të jetës që shërbejnë për zhvillimin optimal të trurit”, thotë Ferraris.
Sipas psikologes, kompjuteri ka tendencë për të absorbuar shumë vëmendjen e fëmijës, dhe të krijojë lehtë varësi”. “Jam përballur me një rast- shton ajo- një djalë 15 vjeç nuk studion më, është krejtësisht i varur nga kompjuteri, nga lojërat dhe rrezikon humbjen e vitit shkollor”.

Ferraris, i drejtohet prindërit që të jenë të kujdesshëm me programet televizive për fëmijët nga 0-3 vjeç, sepse “dobësojnë aftësinë e fëmijëve për të kuptuar botën”. Vetëm në botën reale mund ti kuptojnë me të vërtetë gjërat që ata kanë nevojë për të zhvilluar guximin, iniciativën dhe autonominë”.
Së fundi, psikologja vë në dukje se “deri në moshën nëntë vjeçare kompjuteri nuk është i domosdoshëm, shkollat e mesme tashmë kanë laboratorë kompjuterikë. Dhe në fund, le të mos harrojmë se lojërat tradicionale kanë potencial të madh”.

Lere nje Koment

Reklama në RikiShow

Reklamat...

Reklamat...