Xhirimet e programit festiv te Vitit te Ri ne TVR…

9 November 2016, Comments: 0

Televizioni TVR me 10 Dhjetor organizon xhirimet per programin festiv te Vitit te Ri.Ky program do te jete gjithperfshires per sa i perket muzikes shqipe duke ju referuar edhe posterave reklamues qe i shohim ne ekranin e TVR-se…

Programi  festiv per femije  ne TVR do te ju mundesoje femijeve te moshes  5 -12 vjece qe te prezantohen  ne kendim, vallzim, modeling dhe recitime. Familjaret e interesuar  nepermjet kontaktit ne viber dhe faqes se TVR ne facebook  mund te bejne regjistrimin e femijeve te tyre ne kete projekt televiziv..
Ndersa kengetaret e te gjitha zhanreve te muzikes shqipe si: popullore, zbavitese, Hip Hop, folklorike mund te kontaktojne ne viber dhe faqen e TVR ne facebook per te marre pjese ne kete program festiv..
Xhirimet do te behen ne nje ambient ekskluziv, me ekip profesional te TVR-se dhe transmetimi do te behet gjate neteve festive te vitit te ri.. Gjithashtu keto xhirime do te transmetohen gjate tere vitit her pas here ne  ekranin e TVR-se.posteri-i-femijeve

Vlen te theksohet se TVR shikohet  ne te gjithe Kosoven ne  Ipko kanali 189 si dhe rrjetet tjera kabllore ne Kosove  qe jane pjese e Koscabell  si: Isp -Broadcast, Vista dhe shume te tjere..

Televizioni Tvr shikohet gjithashtu ne te gjithe Europen , Amerike dhe Australi fale prezences ne shume Platforma satelitore dhe Iptv ne Perendim sic jane : Origjina Iptv kanali 4, Diaspora Tv , Tring , Mega Tv dhe shume kanale te tjera si dhe Live ne internet ne kohe reale me nje kualitet te larte te audio dhe video sinjalit ne adresen www.televizionitvr.coM

posteri-i-kengetareve